KESH 7 mln euro për energjinë në 7 ditë, çmimi në bursa arrin shifra rekord
Çmimi i energjisë elektrike u është afruar rekordeve më të larta historike.
Bursa e hungareze është hapur këtë të hënë me një çmim 390 euro për megavat orë, ndërsa çmimi në pikun e kërkesës ka kapur vlerën 440 euro për megavat orë.
Çmimet e larta të energjisë në import kanë detyruar Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare që të rrisë prodhimin e energjisë përballë shtesës së kërkesave për konsum.
Rezerva energjetike ka arritur 1 gigavat orë nga 1.1 gigavat që ishte 10 ditë më parë.
Por pavarësisht shtimit të prodhimit, Shqipëria nuk ka arritur që të përballojë vetë nevojën për konsum.
KESH ka blerë 20.630 megavat orë energji për datat 2 deri në 10 korrik me një çmim mesatar prej 333 euro.
Në total për 1 javë, fatura e energjisë elektrike ka kapur vlerën e 7 milionë eurove.
Sipas vlerësimeve të korporatës, energjia elektrike për 3 muajt e verës pritet të kapë një faturë prej 80 milion euro.
Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 288 metra, afër mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe, ndërsa Komani dhe Vau i Dejës ndodhen në kuotat e 171 dhe 73 metrave.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike do të ndryshojë edhe çmimet për konsumatorët fundorë.
Plani i qeverisë është që në shtator t’i propozojë tarifa të reja Entit Rregullator për familjet që kanë konsum mbi fashën 700 kilovat orë në muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta