Enver Robelli: Kurti bëri “harakiri”, Thaçi përçarësi më i madh i politikës në Kosovë
Enver Robelli, redaktor i të përditshme zvicerane “Tages Anzeiger” mendon se e vetmja zgjidhje për krizën politike në Kosovë është formimi i një qeveri të re dhe jo zgjedhje të reja. Ai shprehet se, rrëzimi i qeverisë kur jemi në pandeminë e COVID-19, tregon papërgjegjshmëri të dyanshme për dy aleatët e koalicionit qeverisës, Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Z. Robelli e konsideron “harakiri” politik nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti vendimin për të shkarkuar një ministër nga partneri i koalicionit pa u konsultuar me aleatin, kurse përfaqësuesin e posaçëm të Presidentit Amerikan, Ricard Granell, e quan si të pa informuar për çështjen Serbi-Kosovë dhe e konsideron atë “aleat” të Hashim Thaçit.
“Z. Granell ka një aleat dhe ai është z. Thaçi dhe këtu jemi të bëjmë me një kauzë politik. Nuk shoh ndonjë rrugëzgjidhje të shpejtë. Shumë shpejt konflikti do të personalizohet, mes z. Kurti dhe z. Thaçi për të thelluar krizën politike. Nuk besoj se z. Kurti do t’i nënshtrohet kërkesave të z. Thaçi, pasi me vite të tëra ka polarizuar skenën politike të Kosovës, është përçarësi më i madh i skenës politike në Kosovë, tani po bën rolin e Presidentit të unifikon politikën. Nuk është detyrë e tij të unifikojë klasën politike. Ai duhet të mandatojë sërish Vetëvendosjes dhe të presë nëse mund ta formojë qeverinë. Nëse nuk mundet, atëherë të gjendet një zgjidhje tjetër. Nuk shoh se mund të shkohet në zgjedhje të reja”, u shpreh z. Robelli.
Gazetari i njohur e shikon afrimin e PDK-së me LDK-në por edhe të partive të tjera të vjetra, si bashkim i politikanëve që kanë kryer korrupsion për shumë vite në Kosovë dhe gjithçka po e bëjnë për të shpëtuar veten e tyre. “Kosova është vend i vjedhur, i plaçkitur dhe zemërimi i njerëzve është legjitim. kemi rigrupim të njerëzve që e kanë vjedhur Kosovën për 20 vjet dhe janë gati të negociojnë për çdo marrëveshje të keqe vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre. Njerëz që thonë do të bashkëpunojmë për popullin kanë dosje të trasha korrupsioni”, tha z. Robelli.
Duke komentuar idenë e shkëmbimit të territorit mes Serbisë dhe Kosovës, sipas z. Robelli, zanafilla nuk është nisur nga SHBA, por nga Frederika Mogerini, ish-përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, të cilën e konsideron një “injorante politike” dhe më pas është komentuar publikisht si ide nga ish-këshilltar i Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton. Por, ideja ka ekzistuar prej 20 vitesh nga politikanët serbë, që synojnë ndarjen e Kosovës, tha z. Robelli.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 11:40 Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
- 11:29 “Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
- 11:26 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 11:24 Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 11:20 Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim
- 11:08 Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve