Enver Hoxhaj dhe Kryesia e PDK-së japin dorëheqjen para konventës zgjedhore
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj kanë dhënë sot dorëheqje nga pozitat aktuale për shkak të mbajtjes së Konventës së partisë më 3 korrik.
Në një konferencë për media, Hoxhaj tha se zgjedhjet e brendshme do ta nxjerrin PDK-në të fortë dhe të bashkuar, por nuk e konfirmoi faktin nwse do jete nw garw apo jo.
“Një nga vendimet është që Kryesia e PDK-së dhe unë si ushtrues i detyrës japim dorëheqje nga gjitha pozitat në kryesi. Nga ky moment ne i pushojmë funksionet partiake deri në mbajtjen e konventës më 3 korrik të këtij vitit. I vetmi që funksionon është grupi punues, i cili merret me përgatitjet e Konventës. Dorëheqja ime dhe e Kryesisë së PDK-së është një akt demokratik dhe statutor dhe përçon shembullin e mirë të një partie politike serioze, e cila do të dalë edhe më fortë pas 3 korrikut”, tha Hoxhaj.
Duke ftuar të gjithë anëtarët që kanë vullnet të kandidojnë për kryetar të partisë në konventën e ardhshme zgjedhore, Hoxhaj tha se PDK-ja ka nevojë për një përkushtim të ri si parti.
“Unë dua që t’i ftoj të gjithë anëtarët e PDK-së, deputetët, anëtarët e kryesisë, kryetarët e degëve, kushdo që ka dëshirë le të garojë për të parin e partisë. PDK ka nevojë për energji të reja, ka nevojë për një vizion të ri dhe ka nevojë për një përkushtim të ri si parti politike… Kush dhe kur garon duke përfshirë edhe kandidaturën time, është temë e ditëve të ardhshme”, tha ai.
Krahas kësaj, Hoxhaj u shpreh se PDK duhet t’i prijë ndryshimit dhe bërjes opozitë aktive ndaj pushtetit që sipas tij po synon të tjetërsojë arritjet e deritanishme të Kosovës.
“Shoqëria jonë në Kosovën e vitit 2021 ka ndryshuar. Këtë ndryshim duhet ta përqafojë dhe reflektojë PDK-ja, por pa harruar asnjëherë bazën e themeluesve të saj që buron te lufta e UÇK-së për liri e pavarësi”, ka thënë Hoxhaj.
I pyetur për marrëveshjen e Uashingtonit, Hoxhaj tha se PDK e mbështet dhe kërkoi nga qeveria e Kosovës ta zbatojë atë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West