Enver ​Hoxhaj: PDK s’ka votë për Osmanin presidente, është figurë përçarëse

24 Mars 2021 | 19:26

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka përsëritur serish qëndrimin e kësaj partie rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente të ardhshme të Kosovës.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente pasi sipas Hoxhajt ajo e ka dëshmuar veten si figurë “përçarëse që nuk e përfaqëson unitetin e popullit”.

“Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që përfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhtojë besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim”, shkruan ai.

Ai thotë se Partia Demokratike do vazhdojë të jetë kundër politikave të kryeministrit aktual të Kosovës.

“PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga (Albin) Kurti”, shkruan ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026