Erdogan bisedë telefonike me Ramën: Vazhdoni punën për eliminim e FETO-s

8 Gusht 2024 | 20:33

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar këtë të enjte një bisedë telefonike ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale dhe globale, tha Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.

Sipas Anadolu, Erdogan është shprehur se marrëdhënia Turqi-Shqipëri është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

“Udhëheqësi turk iu referua përpjekjeve të Organizatës Terroriste Fetullah (FETO) për të fituar një terren në Shqipëri, duke shprehur besimin se vendi ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët e tij arsimor, shëndetësor dhe fetar”,-shkruan Anadolu.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016, në Turqi, në të cilin 252 persona u vranë dhe 2734 u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026