Erdogan: Bisedimet me Trump sollën përparim dhe një marrëveshje për paqen në Gaza
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se bisedimet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë sollën “përparim të konsiderueshëm” në disa fusha, duke përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje dhe tregtinë, si dhe një marrëveshje për arritjen e një armëpushimi dhe paqeje të qëndrueshme në Gaza dhe Palestinë.
“Takimi ynë ishte shumë i rëndësishëm për sa i përket shprehjes së vullnetit për t’i dhënë fund masakrës në Gaza… Ne shpjeguam se si mund të arrihet një armëpushim dhe një paqe e qëndrueshme”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë kthimit nga Uashingtoni, raportoi Reuters.
Ai deklaroi se të dy udhëheqësit shkëmbyen mendime mbi rishikimin e tarifave doganore me qëllim arritjen e objektivit prej 100 miliardë dollarësh në shkëmbimin tregtar dhe theksoi se marrëdhëniet po përparojnë “me respekt të ndërsjellë”.
“Po largohemi nga Uashingtoni të kënaqur. Sigurisht që është e pamundur të zgjidhet çdo çështje në një takim. Megjithatë, ky takim ka çuar në përparim të konsiderueshëm në shumë çështje”, tha Erdogan.
Erdogan shtoi se zgjidhja me dy shtete është një formulë për paqe të qëndrueshme në rajon dhe vlerësoi se pjesëmarrja e Presidentit sirian Ahmed al-Shara në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është e rëndësishme për legjitimitetin global të qeverisë së re siriane.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet
Nafta kalon 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme tronditin tregjet
- 18:42 Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 32 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar