Erdogan: Civilët në Gaza po përjetojnë ferrin, të ndalet ekspansionizmi i Izraelit

21 Maj 2025 | 14:19

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi në Samitin Joformal të Organizatës së Shteteve Turke (OTS) në Budapest, e përshkroi situatën humanitare në Gaza si “katastrofën më të rëndë të kohërave moderne”, ku civilët, sipas tij, “po përjetojnë ferrin”.

Në mesazhin e tij të fortë, Erdogan theksoi se përballë tragjedive të tilla, komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë përtej interesave të kufizuara kombëtare.

“Tragjeditë që ndodhën në Qipro, Karabak, Bosnjë në të kaluarën dhe në Gaza sot na kujtojnë se duhet të mendojmë përtej kufijve tanë,” u shpreh Erdogan.

Ai kërkoi që të kundërshtohet ashpër ajo që e quajti “ekspansionizëm pa kufij i Izraelit”, duke theksuar mbështetjen për integritetin territorial të Palestinës, Libanit dhe Sirisë.

Presidenti turk tha se vendet anëtare të botës turke duhet të luajnë një rol aktiv në arritjen e një armëpushimi dhe në ndihmën për rindërtimin e Gazës.

“Si bota turke, kontributi ynë në vendosjen e një armëpushimi, shpërndarjen e ndihmës humanitare, rindërtimin e Gazës dhe përpjekjet për një proces të përhershëm paqeje janë të rëndësishme,” tha ai.

Në fjalën e tij, Erdogan gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit brenda OTS-së për suksesin e Korridorit të Mesëm, si dhe përfshirjen e Republikës Turke të Qipros Veriore në strukturat e organizatës.

Lidhur me konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës, ai shprehu synimin për të vijuar përpjekjet diplomatike:

“Ne do të vazhdojmë kontaktet tona intensive me të dyja vendet drejt arritjes së një armëpushimi gjithëpërfshirës dhe një paqeje të drejtë,” tha Erdogan.

Në fund, ai propozoi që data 15 dhjetor të shpallet Dita Botërore e Gjuhës Turke, gjatë Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026