Erdogan: Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke theksuar se disa vende evropiane përgatiten ta njohin Palestinën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), tha se “Çështja palestineze ka të ngjarë të dominojë Asamblenë e Përgjithshme këtë vit.
Vlerësimet e presidentit Erdogan erdhën gjatë fluturimit të tij të kthimit nga Tianjini i Kinës, ku mori pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
“Heshtja e zërit të Palestinës nuk është e drejtë. Është e pamundur ta heshtësh këtë zë”, tha ai, duke theksuar se ajo që pritet nga Amerika është t’u thotë “ndal” masakrave dhe shtypjes së Izraelit.
“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ekziston për të diskutuar çështjet globale dhe për të gjetur zgjidhje. Mungesa e delegacionit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme do ta kënaqë vetëm Izraelin”, tha ai më tej për ndalimin e vizave nga SHBA-ja për zyrtarët e Autoritetit Palestinez.
“Ky vendim nuk është në përputhje me arsyen e ekzistencës së OKB-së dhe besojmë se duhet të rishikohet menjëherë”, tha presidenti turk.
“Gjenocidi i Izraelit nuk do të harrohet kurrë. Nënat dhe baballarët e mëshirshëm nuk do ta harrojnë kurrë se si u masakruan foshnjat, nënat dhe baballarët në Palestinë”, theksoi Erdogan.
Duke folur për çështjen siriane, presidenti Erdogan tha se “As ne dhe as administrata e Damaskut nuk do t’i tolerojmë ata që duan të krijojnë trazira në tokat siriane”.
“Baronët e luftës që investojnë në kaos do të humbasin këtë herë; populli sirian, përfshirë arabët, kurdët, turkmenët, alavitët, sunitët dhe të krishterët, do të fitojnë”, tha ai, duke shtuar:
“Ne nuk do ta lëmë Sirinë vetëm. Ne gjithmonë do të qëndrojmë pranë tyre. Inshallah askush nuk do të mund ta ndalojë ringritjen e Sirisë. Kushdo që përpiqet ta minojë këtë proces do ta paguajë çmimin. Kurdët janë vëllezërit tanë, kudo që jetojnë. Askush nuk mund të na ndajë nga njëri-tjetri”, tha Erdogan.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit