Erdogan i del kundër Putinit: Ukraina e meriton të jetë në NATO

8 Korrik 2023 | 16:58

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka zhvilluar gjatë javës që lamë pas vizita në shumë vende të NATO-s për të marrë mbështetje në lidhje me samitin e ardhshëm të aleancës që pritet të mbahet më 11 dhe 12 korrik.

Bisedimet e tij të fundit ishin me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka qenë një ndërmjetës kryesor në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Pas takimit, Erdogan tha: “Pa dyshim, Ukraina e meriton të jetë në NATO”.

Një lajm i shmëpritur për presidentin Volodymyr Zelensky, i cili shpreson se samiti i javës së ardhshme do të shohë anëtarët e NATO-s të pohojnë mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Zelenskyy tha se ishte “i lumtur të dëgjonte” mbështetjen e Erdoganit.

Ukraina nuk është në gjendje të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore ndërkohë që lufta vazhdon, por kërkon siguri se do të bëhet anëtare më pas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026