Erdogan: Izraeli i drejtuar nga fanatizmi fetar, pas Libanit do synojë Turqinë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi të martën nga Parlamenti në Ankara se pas Libanit dhe Rripit të Gazës, Izraeli synon të pushtojë Turqinë. Gjatë fjalimit të tij, kreu i shtetit turk kritikoi ashpër komunitetin ndërkombëtar dhe botën islame, duke theksuar se askush nuk po e ndalon Izraelin në luftën e tij shkatërrimtare kundër civilëve në Gaza dhe Liban.
“Duke vepruar nën iluzionin e ‘tokave të premtuara,’ pas Palestinës dhe Libanit, Izraeli, i drejtuar nga fanatizmi fetar, do të synojë atdheun tonë. E them me bindje të plotë. Pavarësisht kostove, Turqia do të vazhdojë të qëndrojë kundër Izraelit dhe i bën thirrje botës të bashkohet në këtë qëndrim të drejtë. Ne, populli turk, nuk do ta lëmë kurrë vetëm popullin libanez në këto kohë të vështira dhe do t’i mbështesim me të gjitha mjetet tona,” deklaroi Erdogan.
Presidenti turk është një nga kritikët më të zëshëm të Izraelit për sa i përket luftës në Gaza, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë vrasjet e civilëve të pafajshëm. Një mbështetje të ngjashme Erdogan ka premtuar edhe për qytetarët libanezë.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi krijimin e një qendre koordinimi për të ndihmuar qytetarët libanezë që duan të largohen nga vendi i tyre. Planet e evakuimit përfshijnë transportin nga deti dhe ajri.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë