Erdogan nis turin ballkanik në Bosnje, negocion krizën politike
Sarajeva ishte ndalesa e parë e turit të Recep Tayyip Erdogan në Ballkan. Presidenti i Turqisë, që historikisht ka lidhje të forta me rajonin, do të përpiqet të ndërmjetësojë krizën politike në Bosnje, të gjeneruara nga aspiratat për pavarësi të Republikës Serbe.
Lideri turk ka përfituar nga prania e tij në Ballkan për t’i dërguar mesazhe edhe Greqisë lidhur me përplasjen e gjatë të tyre për ujërat territoriale në Mesdhe dhe hapësirën ajrore mbi Egje.
Ai e akuzon Greqinë se ka ngritur baza ushtarake në ishuj që duhet të jenë të demilitarizuar dhe për pengimin e fluturimeve të avionëve turq gjatë misioneve të NATO-s.
“Nëse këto kërcënime ilegjitime vazhdojnë, atëherë ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme në momentin e duhur”, u shpreh ai.
Erdogan foli edhe për krizën energjetike në Evropë, duke akuzuar presidentin Putin se po e përdor gazin si armë dhe duke shtuar se Turqia nuk ka asnjë problem me furnizimin me gaz.
Një mesazh ky, të cilin ai mund ta përsërisë gjatë turit treditor, që do ta çojë edhe në Serbi e Kroaci.
LEXONI GJITHASHTU
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse