Erdogan: Reagimi i NATO ndaj Rusisë nuk ishte bindës

25 Shkurt 2022 | 13:59

“NATO duhet të kishte ndërmarrë hapa më bindës”, deklaroi të premten presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Sipas Erdogan, reagimi i NATO dhe Perëndimit për sulmin në Ukrainë nuk ishte vendimtar, teksa shtoi se kishte shpresa që aleanca euroatlantike të mbante një qëndrim më të vendosur.

Presidenti turk ka marrëdhënie të mira si me liderin rus ashtu edhe të Ukrainës. Më parë ai është ofruar i gatshëm për ndërmjetësimin e dialogut për një zgjidhje të mundshme të konfliktit.

“Në këto momente, mentaliteti i BE dhe Perëndimor nuk ka treguar një qëndrim serioz dhe të vendosur, për fat të keq, ata vazhdojnë të këshillojnë Ukrainën”.

Të enjten, Turqia deklaroi se mbështeste betejën e Ukrainës për integritet territorial dhe e cilësoi sulmin e Rusisë si “goditje e fortë” ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal.

Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve të fundit lidhur me luftën në Ukrainë, klikoni këtu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima

Disa persona besohet se kanë vdekur nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Antwerp të Belgjikës, këtë mëngjes, njoftoi policia lokale në...
12:42 | 01/07/2026

Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë

Rusia ka mbyllur trafikun nëpër disa pika kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë duke filluar nga e mërkura, tha Moska. Deklarata përmend vetëm një...
12:00 | 01/07/2026

Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së

Irlanda mori Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së të mërkurën, duke filluar një mandat gjashtëmujor të përqendruar në siguri, konkurrencë dhe vlera demokratike, sipas...
11:54 | 01/07/2026