Erdogan: Sulmi ndaj cisternave në Detin e Zi, një përshkallëzim shqetësues

1 Dhjetor 2025 | 18:03

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan të hënën dënoi sulmet me dronë, të pretenduara nga Ukraina, ndaj cisternave me naftë që shkonin drejt Rusisë, pranë bregdetit të Detit të Zi të Turqisë.

Sips tij, lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka filluar qartë të kërcënojë sigurinë e lundrimit në Detin e Zi.

“Shënjestrimi i anijeve në Zonën tonë Ekonomike Ekskluzive të premten sinjalizon një përshkallëzim shqetësues. Ne nuk mund t’i justifikojmë këto sulme në asnjë mënyrë. Ne po u përcjellim paralajmërimet e nevojshme të gjitha palëve përkatëse në lidhje me incidente të tilla”, u tha Erdogan gazetarëve.

Turqia tha të shtunën se anija cisternë Virat, një anije cisternë që bën pjesë në të ashtuquajturën flotë në hije të Rusisë, u godit vonë të premten nga një anije pa pilot rreth 56 kilometra larg bregdetit të Turqisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026