Erdogan sulmon Izraelin: Netanyahu ka tejkaluar Hitlerin, po monitorojmë zhvillimet

18 Qershor 2025 | 14:57

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur mbështetjen e tij “për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje” në konfliktin me Izraelin në Lindjen e Mesme, duke dënuar ashpër sulmet izraelite dhe heshtjen ndërkombëtare ndaj tyre.

Gjatë një takimi të Grupit Parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara, Erdogan u shpreh se Irani ka të drejtë legjitime dhe natyrore për t’u mbrojtur nga “banditizmi dhe terrorizmi shtetëror” i Izraelit. Ai kritikoi ashpër udhëheqjen izraelite, duke vënë në dukje se kryeministri Benjamin Netanyahu ka tejkaluar në krimet e tij gjenocidale edhe diktatorin Hitler.

Presidenti turk theksoi gjithashtu rolin pasiv dhe heshtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, si dhe shteteve që nuk reagojnë ndaj dhunës. Ai paralajmëroi se përgjegjës për gjakun e civilëve të pafajshëm, përfshirë fëmijët dhe foshnjat, janë jo vetëm agresorët, por edhe ata që heshtin para kësaj dhune.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për stabilitetin rajonal, Erdogan bëri me dije se Turqia po monitoron nga afër zhvillimet dhe është në gatishmëri të plotë për pasojat që mund të kenë sulmet izraelite ndaj Iranit në rajon. Ai shtoi se autoritetet turke kanë bërë dhe po bëjnë përgatitje për çdo skenar të mundshëm negativ.

Ky qëndrim i Presidentit Erdogan pasqyron tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli intensifikon sulmet ndaj Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026