Irani i ashpër ndaj SHBA: Përfshirja juaj në konflikt do të çonte në luftë totale
Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa Irani ka paralajmëruar se çdo përfshirje e Shteteve të Bashkuara në konfliktin me Izraelin do të çonte në një “luftë të përgjithshme” në rajon. Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së një sulmi ndaj Iranit, në bashkëpunim me Izraelin.
Sipas rrjeteve amerikane NBC dhe CBS, administrata Trump po vlerëson një goditje të mundshme ushtarake ndaj centralit bërthamor nëntokësor në Fordou, që konsiderohet një element kyç i programit bërthamor iranian. I vendosur rreth 300 metra nën tokë, brenda një strukture të blinduar në mal, ky objekt është i mbrojtur me fortifikime të rënda dhe sisteme të avancuara mbrojtjeje ajrore.
Zëdhënësi i qeverisë iraniane, në një deklaratë për Sky News, theksoi se përfshirja ushtarake amerikane do të sillte pasoja të rënda dhe të menjëhershme. “Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe territorit tonë. Çdo agresion do të marrë një përgjigje të ashpër dhe të vendosur nga Irani,” u shpreh zëdhënësi.
Paralajmërimi vjen në një kohë kur presidenti Trump ka bërë thirrje për “dorëzim pa kushte” të Teheranit. Sipas burimeve të CBS, Washingtoni po shqyrton me serioz mundësinë e një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë, ndërsa nuk përjashtohet as një koalicion ushtarak me Izraelin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Udhëheqësi Suprem i Iranit kërcënon Izraelin në tre gjuhë, përfshirë hebraishten
- Mbi 50 avionë luftarakë izraelit sulmojnë objektiva të rëndësishme ushtarake në Iran
Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024