Erdogan thirrje Perëndimit për Gazën: Bashkohuni në anën e njerëzimit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dënuar ashpër heshtjen ndërkombëtare për situatën në Gaza, duke e cilësuar atë si “bashkëpunim me krimet kundër njerëzimit” që po kryhen nga Izraeli.
Gjatë ceremonisë së hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) në Stamboll, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të mbajë në vëmendje të botës gjenocidin izraelit ndaj popullit palestinez, të cilin e cilësoi “më të rëndë se ai i nazistëve”.
“Qëllimi ynë është të vendosim një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur. Lejimi i ndihmës humanitare që të hyjë në Gaza është një tjetër përparësi,” deklaroi Erdogan.
Ai shtoi se vuajtjet e fëmijëve në Gaza janë “vuajtjet e të gjithë njerëzimit” dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime urgjente për të ndalur masakrat.
“Askush me sadopak dinjitet njerëzor nuk mund ta pranojë këtë mizori, ku çdo ditë vdesin dhjetëra njerëz të pafajshëm sepse nuk gjejnë një kafshatë bukë apo një gllënjkë ujë,” theksoi presidenti turk.
Erdogan paralajmëroi se në Gaza kanë nisur vdekjet masive nga uria dhe kërkoi nga bota të pozicionohet në “anën e njerëzimit” në këtë krizë humanitare.
Gjatë fjalës së tij, presidenti turk foli edhe për zhvillimet në industrinë turke të mbrojtjes, duke thënë se vendi ka kapërcyer “embargot dhe presionet ndërkombëtare” për t’u shndërruar në një forcë globale në tregun e armatimeve.
Panairi gjashtëditor IDEF, që zhvillohet në Aeroportin Atatürk dhe lokacione të tjera në Stamboll, pritet të mbledhë qindra përfaqësues nga industria globale e mbrojtjes dhe do të prezantojë teknologji të avancuara ushtarake dhe sisteme të reja armatimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës