Erdogan: Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial
Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial dhe e sheh sulmin e Rusisë si “një goditje e fortë” ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, deklaroi të enjten presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan bëri thirrje për të gjetur zgjidhje përmes dialogut.
“Ky hap, të cilin ne e shohim si një akt kundër ligjeve ndërkombëtare, është një goditje e fortë ndaj paqes, harmonisë dhe stabilitetit rajonal”, tha ai, teksa shtoi se ka përçuar një mesazh presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy ku i përcjell mbështetjen e Ankarasë.
Ai thotë se Turqia, e cila ndan kufij detar si me Ukrainën ashtu dhe me Rusinë në Detin e Zi, i konsideron të dy këto shtete si vende mike por shtoi se është “sinqerisht i keq ardhur” që Moska dhe Kievi përshkallëzuan në këtë konflikt.
Edhe pse ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi me Rusinë në fushën e sigurisë dhe energjitikës, Ankaraja i ka shitur Ukrainës dronë dhe ka një marrëveshje për të vazhduar furnizimin me to, lëvizje e cila ka zemëruar Moskën.
Turqia kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi, aneksimin e Krimesë në 2014 si dhe njohjen e dy rajoneve të Gjeorgjisë në 2008.
Më herët gjatë këtij muaji, gjashtë anije luftarake ruse dhe një nëndetëse kaluan në ngushticat e Dardaneleve dhe të Bosforit në Detin e Zi. Asokohe, Moska i quajti stërvitje detare pranë ujërave të Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 12:42 Zjarr në një ndërtesë banimi në Belgjikë, dyshohet për viktima
- 12:40 Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit
- 12:34 Gogu prezanton drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të Pronave: Rrisim transparencën për qytetarët
- 12:28 Radhët e gjata në Kapshticë, Ambasada Shqiptare në Athinë: Defekt në internet, rikthehet qarkullimi
- 12:16 Irlanda merr Presidencën e BE-së, Begaj: Të angazhuar për çuarjen përpara të anëtarësimit të Shqipërisë
- 12:14 RENEA teston reagimin në rast pengmarrjeje në qendër tregtare (VIDEO)