Erdogan: Zgjatet me dy muaj marrëveshja për eksportet e drithërave

17 Maj 2023 | 20:16

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se Nisma për Drithërat në Detin e Zi që mundëson eksportimin e drithërave ukrainase përmes porteve të shtetit në Detin e Zi është zgjatur edhe për dy muaj të tjerë.

“Me përpjekjet e shtetit tonë, me mbështetjen e miqve tanë rusë, dhe me kontributin e miqve tanë ukrainas, është vendosur që të shtyhet marrëveshja për drithërat edhe për dy muaj”, njoftoi Erdogan një ditë para se të skadonte marrëveshja.

Rusia është pajtuar që të mos bllokuar largimin e anijeve nga dy porte ukrainase, tha Erdogan, duke theksuar se shpreson që marrëveshja do të sjellë “përfitim për të gjitha palët”.

Njoftimi i Erdoganit më 17 maj erdhi mes kërcënimeve nga Rusia se do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk largoheshin pengesat e vendosura ndaj eksporteve të saj të drithërave dhe plehrave artificiale. Njoftimin për marrëveshjen Erdogan e bëri gjatë një fjalimi para anëtarëve të partisë së tij, AK, pasi anija e fundit u largua nga portet ukrainase, në bazë të marrëveshjes për drithërat.

Anija DSM Capella u largua nga porti në Çornomorsk me 30.000 tonë grurë dhe u nis drejt Turqisë, sipas të dhënave që publikuan Kombet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026