Erion Bani: Të ruajmë dhe të mbrojmë pavarësinë e sistemit të drejtësisë

19 Shtator 2025 | 12:30

Kryetari i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erion Bani, mori pjesë këtë të martë në konferencën e nivelit të lartë “Forcimi i Integritetit Gjyqësor”, ku u mblodhën drejtues të institucioneve kryesore të drejtësisë në vend, për të diskutuar mbi pavarësinë, transparencën dhe integritetin e sistemit gjyqësor.

Bani theksoi se përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit gjyqësor është një detyrim për t’iu përgjigjur pritshmërive të larta që publiku ka ndaj drejtësisë së re.

Ai shtoi se gjyqtarët dhe prokuorët duhet ta ruajnë dhe mbrojhnë pavarësinë e tyre, duke krijuar një kulturë pune transparence me publikun.

“Ta ruajmë dhe ta mbrojmë pavarësinë tonë çdo ditë. Për ne, transparenca nuk është detyrim ligjor, por kulturë pune. GJKKO bashkëpunon ngushtë me ILD dhe KLGJ, duke e parë jo si cenim të pavarësisë, por si pjesë integrale të ekuilibrit. Një sistem që korrigjon vetveten është një sistem që fiton besimin e publikut. Përmirësimi i vazhdueshëm është një detyrim për t’iu përgjigjur pritshmërive të larta që ka publiku ndaj drejtësisë”, tha Bani.

Ai shtoi se një drejtësi e pavarur dhe transparente është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim te qytetarët dhe për të siguruar që vendimet gjyqësore bazohen në ligj dhe integritet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026