Erla Mëhilli: Nuk ndodhi dallga e madhe që do të sillte ndryshimin siç thoshte Basha
Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli e cilësoi të gabuar faktin që krahasohet rritja e PD në rezultatin e këtyre zgjedhjeve me ato të 2017.
Teksa theksoi se është ende herët për të folur për gjëra të sakta kur nuk ka mbaruar numërimi i plotë i votave, znj. Mëhilli tha se nga ajo që shihet deri tani, PS ruan pozitat e zgjedhjeve për 2017, por për PD zgjedhjet e 2017 ishit momenti më i keq politik, i krahasueshëm me 1997, ndaj nuk duhet bërë ky krahasim.
E megjithatë sipas saj, nuk ndodhi ndryshimi i madh për të cilin fliste kryedemokrati Basha.
“Praktikisht e llogarisim këtë rritje të PD me 2017 që është momenti më i keq i PD i krahasueshëm me ‘97, ku në 1/3 e territorit, PD nuk kishte komisionerë dhe mori 28 për qind të votave.
Nuk më duket sukses të krahasohet me 2017 as me 2013. Nuk ka ndodhur ajo dallga e madhe që do të sillte ndryshimin për të cilin fliste z. Basha”, u shpreh Erla Mëhilli.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?