Ermir Gjinishi: LSI lufton për katër mandate në Elbasan
Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan, Ermir Gjinishi, thotë se LSI “po lufton për të marrë katër mandate” në këtë qark.
Në intervistë me gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, Gjinishi tregoi arsyet që e çuan t’i futej politikës aktive dhe më konkretisht LSI-së. Ai tha se ishte zhgënjyer nga qeverisja e Ramës dhe e ngarkoi atë me përgjegjësi kryesore për situatën e vështirë që po kalon ky qark.
I pyetur se çfarë pritshmërishë ka ai dhe LSI për zgjedhjet, Gjinishi u shpreh se LSI “pret tre mandate” dhe se “po lufton për të katërtin”. Gazetarja Ilva Tare replikoi duke thënë se në të shkuarën rezultati më i mirë i LSI-së ka qenë me dy mandate, por Gjinishi, i cili është i treti në listën e LSI-së, këmbënguli se “rritja vjen nga bilanci i keq i qeverisë”.
“Sa herë e shtrëngojnë, LSI rritet,” – analizoi Gjinishi duke argumentuar se LSI ka pasur së fundmi prurje nga bota akademike, shoqëria civile dhe kjo ka shtuar pritshmëritë për rezultat.
I pyetur në raport edhe me PD-në si opozitë se si do të ishte rezultati, Gjinishi tha se “do jetë 8-4”, duke mos e theksuar se cila do ketë më shumë mandate nga opozita aktuale, PD apo LSI.
Gjatë intervistës Gjinishi u pyet për lidhjen me besimtarët dhe komunitetet fetare në politikë. Ai u shpreh se nga komunitetet duhet një kontribut më i madh në shoqëri.
“Pjesa fetare në Shqipëri duhet të dalë nga margjinalizimi dhe të jetë kontribuues për shoqërinë […] jam kundër krijimit të partive religjioze sepse nuk kemi pse importojmë nga jashtë modele të dështuara, por të mos harrojmë se pavarësia e këtij vendi është themeluar me bekimin e dy etërve shpirtërorë të vendit, Imzot Kaçorrit dhe Vehbi Dibrës, kjo është një vlerë shumë e madhe,” – tha Gjinishti duke kërkuar më shumë kontribut nga komunitetet.
Më tej ai theksoi se duhet ruajtur bashkëjetesa fetare dhe kufiri i një shteti laik ndërsa këmbënguli se “nuk do t’ia lejonte vetes” keqpërdorimin e botës fetare për politikë.
Në analizën e tij Gjinishi tha se i vinte mirë që besimtarët janë të ndjeshëm dhe e shohin gjendjen që po kalon vendi si “sfidë kombëtare” dhe nuk i japin ngjyrime fetare politikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta