Ermir Gjinishi: Në tetë vite qeverisje të PS-së, Elbasani vetëm kronikë e zezë
Ermir Gjinishi, kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan tha në “Ilva Now” se incidentet e ndodhura së fundmi në zonën ku ai garon nuk ndryshojnë shumë me gjendjen që ka kapluar gjithë vendin.
Ai pohoi se situata e rendit dhe sigurisë në Elbasan në krahasim më gjithë zonat e tjera është shumë e keqe.
Gjinishi solli në vëmendje Ditën e Verës ku siç tha ai në një ditë feste qytetarët u dhunuan dhe Policia nuk ndërhyri, teksa theksoi se Partia Socialiste nuk po mban përgjegjësi pasi bëhet fjalë për banda që i ka rritur vetë.
Kandidati për deputet i LSI-së ju drejtua gazetares Ilva Tare duke i shprehur se si pjesë e medias mund ta konfirmojë më mirë se Elbasani njihet kryesisht për kronikën e zezë.
“Elbasani këto tetë vite njihet vetëm për kronikën e zezë dhe arsyeja e vetme është kjo, lidhja e politikës me krimin. Ajo që ndodhi në Elbasan, Ditën e Verës nuk ka qenë vetëm ajo që patë në televizion. Janë dhunuar zyrat e opozitës, po atë mbrëmje dhe asnjë i arrestuar, asnjë i ndaluar. Megjithatë unë mendoj se ky është leximi që Rama i bëri në vitin 2013, votëbesimin që i dhanë shqiptarët. Ai doli menjëherë pasi mbaruan zgjedhjet dhe tha “një milion shuplaka”. Ky është një mentalitet punist, një mentalitet fashit,” – u shpreh Gjinishi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ermir Gjinishi: Dy muajt fundit nuk i ndryshojnë gjë tetë viteve qeverisje të PS
- Ermir Gjinishi: LSI lufton për katër mandate në Elbasan
- Gara e Ermir Gjinishit në Elbasan: Pse zgjodha Lëvizjen Socialiste për Integrim
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit