- A është zhdukur Vis Martinaj? Lala: Ekziston mundësia që të ketë inskenuar ngjarjen
Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për Euronews Albania tha se ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët e tij dhe për t’i shpëtuar policisë.
Megjithatë, Lala theksoi se ka dyshime që 40-vjeçari të jetë rrëmbyer dhe zhdukur duke qenë se kundërshtarët e tij janë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha.
Sipas saj, s Martinaj nuk ka kundërshtarë vetëm ata që dimë ne dhe familjarët, po ka dhe njerëz që janë të botës së biznesit apo dhe më thellë.
Lexoni për më shumë: A është zhdukur Vis Martinaj? Lala: Ekziston mundësia që të ketë inskenuar ngjarjen
- Lala: Më 5 gusht, Martinaj nën shoqërinë e vajze të njohur në një hotel në Durrës
Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania për herë të fundit i shumëkërkuari Ervis Martinaj është parë më 5 Gusht, në orën 21:15 në një hotel në Durrës.
Lala bëri me dije se Martinaj atë natë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 Gushtit, kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.
Lexoni për më shumë: Lala: Më 5 gusht, Martinaj nën shoqërinë e vajze të njohur në një hotel në Durrës
- Lihen në burg 2 rusët dhe ukrainasi të kapur në uzinën e Gramshit
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 2 rusët dhe ukrainasit që u kapën teksa tentuan të hynin në uzinën e armëve në Gramsh. Avokatët e dy shtetasve rusë dhe atij ukrainas kanë kërkuar detyrim paraqitjeje.
Kryesuesja e trupit gjykues gjyqtarja Pajtime Fetau tha pas shqyrtimi të provave të sjella nga prokuroria u gjykua se dyshimet e akuzës janë të bazuar. Ndaj tre shtetasve u vendos masa e sigurisë arrest me burg.
Mbi dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fiodor Mihailoviç rëndojnë 2 akuza; “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Lexoni për më shumë: Lihen në burg 2 rusët dhe ukrainasi të kapur në uzinën e Gramshit
- Ekskluzive/Shoqja e ‘spiunes’ ruse: Kam qenë në Shqipëri me të në zona ushtarake
Euronews Albania ka mundur të sigurojë një tjetër dëshmi ekskluzive nga një tjetër mikeshë e Lana Sator (Svetlena Timofoeva), e cila akuzohet zyrtarisht nga prokuroria shqiptare si spiune në shërbime inteligjente të huaja.
Maria Passer është mikesha e ruses së burgosur, e cila rrëfen se në 2018 ka qenë në Shqipëri me ish të dashurin e saj dhe Lana Sator, të cilët kanë qenë ne vende të braktisura në vendin tonë, nëpër bunkerë, në Tiranë, në Shkodër, Berat por edhe në një zonë të braktisur ushtarake në jug të Shqipërisë.
Mikesha e saj tregon se Lana është e pasionuar pas vendeve ish komuniste, ndërkohë që tregon se rusja e arrestuar ka qenë në mbi 30 vende të botës.
Lexoni për më shumë: Ekskluzive/Shoqja e ‘spiunes’ ruse: Kam qenë në Shqipëri me të në zona ushtarake
- Borrell: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.
Lajmi është dhënë nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter.
“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai.
Lexoni për më shumë: Borrell: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për dokumentet