Escobar: Pëshëndes vendimin për manastirin, Serbia të zbatojë marrrëveshjet

13 Mars 2024 | 12:10

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbajti këtë të mërkurë një konferencë me gazetarët, në krah të presidents së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në hyrje të fjalës së tij Escobar falenderoi qeverinë në Kosovë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Gjithashtu Escobar tha se SHBA-të janë tepër të sheqtësuara për sulmin në Banjskë dhe apeloi ndaj Serbisë që të çojë përpara përgjegjësisë personat e përfshirë.

“Dëshiroj të përmend se sa është i rëndësishëm vendimi i sotëm për manastirin ishte hap i vështirë por i domosdoshëm dhe i falenderoj institucionet e Kosovës për këtë hap. Jemi tepër të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit dhe presim Serbinë që kush ka qenë përgjegjës të japë llogari të plotë”, tha Escobar.

I dërguari i DASH për Ballkanin bëri thirrje që palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura dhe dialogon në mënyrë që të arrihet marrëveshja historike.

“Që të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë për të pasur një marrëveshje historike. Prandaj ftojmë dhe Serbinë që të zbatojë marrëveshjet, pasi nuk është një përpjekje unilaterale, ku vetëm Kosova të marrë ato vendime të zorshme dhe të vështira që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, tha Escobar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026