“Është koha të qartësojmë pozicionet tona”, NATO planifikon qasjen e re për Rusinë

12 Tetor 2024 | 16:39
Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen javën e ardhshme në Bruksel për të rishikuar strategjinë dhjetëvjeçare të bllokut në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë.
Pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë më shkurt 2022, lidhjet mes NATO-s dhe Rusisë arritën në një pikë të ulët, por ‘Akti Themelues’ i vitit 1997, që përcaktonte një qëllim të përbashkët për një Evropë të qëndrueshme, ende mbetet në fuqi.

Rusia, nga ana tjetër, vazhdon të shprehë shqetësime për zgjerimin e NATO-s, duke e quajtur këtë një “rrezik ekzistencial”.

Një zyrtar i lartë amerikan shpjegoi se vendet e NATO-s po përpiqen të hartojnë elemente të reja të strategjisë ndaj Rusisë dhe të avancojnë diskutimet për të adresuar të ardhmen e Aktit Themelues.

“Është koha që tani të hartohet një strategji e re për sa i përket pozicioneve specifike” të shteteve anëtare, shtoi zyrtari.

Ai theksoi se është koha për një strategji të re që të pasqyrojë situatën aktuale të marrëdhënieve me Moskën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj

Tatiana Navka, gruaja e zëdhënësit të presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, ka nisur një padi ligjore që synon rrëzimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian...
15:37 | 27/07/2026

Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës

Arabia Saudite tha të hënën se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur dhe shkatërruar disa dronë të nisur nga territori irakian që synonin objektet e...
15:30 | 27/07/2026

Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Irani do të ishte një çështje kyçe në takimin me presidentin e SHBA-së Donald Trump, ndërsa hipi në një aeroplan për...
15:16 | 27/07/2026