“Është si Hitleri”- Pse Trump zgjodhi kundërshtarin e tij si krahun e djathtë
Donald Trump, i cili do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale në SHBA, zgjodhi senatorin e Ohajos, James Davide Vance, si kandidat për zëvendëspresident.
Në vitin 2016 Vence ishe një nga kundërshtarët më të ashpër të Trump në qëndrimet e tij publike.
Por megjitahtë mosmarrëveshjet duket se janë sheshuar dhe 39-vjeçari do të jetë zëvendësi i Trump në Shtëpinë e Bardhë në rast se Republikanët do të fitojnë zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor.
Kush është JD Vance?

Vance lindi më 2 gusht 1984, në Middletoën Ohajo.
Ai është me origjinë skocezo-irlandeze. Prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte i vogël. Menjëherë pas kësaj, ai u adoptua nga burri i tretë i nënës së tij.
Fëmijëria e Vance u shënua nga varfëria dhe abuzimi, dhe nëna e tij luftoi me varësinë nga droga.
Në vitin 2009 u diplomua për shkenca politike, në Universitetin Shtetëror të Ohajos.
Pas studimeve bachelor Vance ndoqi shkollën juridike në Yale.
Në vitin 2016, Harper botoi librin e Vance, Hillbilly Elegy, i cili u bë libri më i shitur në SHBA dhe e ktheu në një personazh publik.
Çfarë deklaronte Vance për Trump në 2016-ën

“Trump është budalla cinik sikurse ish-presidenti amerikan Richard Nixon, çka nuk do të ishte shumë keq madje mund të jetë e dobishme, apo është Hitleri i Amerikës”.
“Unë nuk mund ta duroj Trump!”
“Unë jam një djalë që nuk do të bëhem Kurrë me Trump!”
Pse Trump zgjodhi “ish-kundërshtarin” e tij?

- Miqësia me djalin e Trump, Donald Jr
- Origjina, nga Ohaio një shtet që Trum kërkon ta ketë të sigurt fitoren. Ndkimi që ka dhe te klasa punëtore te shtetet fqinje si pensilvania dhe Miçigani.
- Mosha, për të tërhequr elektoratin e ri
- Politika e Jashtme, pasi është kundër mbështetjes për Ukrainën dhe fokusimin e SHBA në indo-paqësor, kundër Kinës.
- Pikëpamjet kundër abortit dhe kundër emigracionit
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë