“Është urgjente”, Abilekaj këshilla Berishës dhe Bardhit: Ja çfarë duhet të bëni

6 Shtator 2023 | 22:47

Gazetari Enton Abilekaj komentoi mbledhjen e deputetëve të PD-së pak ditë më parë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se mbledhja është vetëm një hap pozitiv për PD duke shtuar se nga ky bashkim duhet të krijohet një bërthamë legjitime që të organizojë procesin zgjedhor.

Mes tjerash ai këshilloi se para zgjedhjeve të 2025 duhet të krijohen institucione që të njihen nga të gjitha palët

“Opozita ka bërë aq shumë gabime sa është në pikët që mund të bëhet Edi Rama ai që vendos e emëron opozitën. Nëse do të kemi një bashkim me 44 deputetë dhe organizohet opozita, ky është një hap i parë  që më në fund në parlament qeveria të ketë pak kontroll. Pse u bashkuan, kjo nuk do të thotë që deputetët e njohën Berishën për kryetar, kjo është vetëm fillimi. Nga ky bashkim mund të krijohet një bërthamë legjitime që të organizoj një proces zgjedhor gjithë përfshirës brenda PD që më në fund kjo parti të ketë institucione që të gjitha palët i njohin para zgjedhjeve  të 2025. Opozita ka nevojë që kjo që nisi të institucianlizohet urgjent dhe  të reflektohet në PD dhe në opozitë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026