“Etnia jonë, janë krahët tanë”/ Tensione mes minoriteteve në Pustec pas censit
Publikimi i rezultateve të censusit ka shkaktuar pakënaqësi tek minoriteti maqedonas.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Bashka Pustuc, gazetari Xhensil Shkëmbi tregon për Reviw në Euronews albania çfarë ka shkaktuar publikimi i censusit në Pustec
Vasil Seriovski kryetar i Partisë Aleanca Maqedonase ka deklaruar se nuk njeh rezultatin e sotëm, vetëm 2 mijë janë shprehur të jenë maqedonas, një shifër që ka qenë shumë më e ulët nga sa pritej nga komuniteti maqedonas.
“Si fillim dua të themë atë që më thanë një burrë këtu. Ai tha: ‘Enia jonë, janë krahët tanë’ Ka disa organizata bullgare që funksionojnë në Pustec të cilat shprehin se janë duke ju afruar banorëve pasaporta ose të mira material, pikërisht për këtë vit, për censusin që të shpreheshin si bullgarë. Kjo ndodhi sitën e sotme Vasil Seriovski shprehet se nuk e njeh rezultatin e sotëm. Seriovski ka thënë se organizatat bullgare janë duke u ofruar banorëve pasaporta për të pranuar se janë bullgar.
Afro 7000 persona janë shprehur si bullgarë dhe afro 2000 janë shprehur si maqedonas një shifër që kurrsesi nuk pritej kjo shifër nga ana e maqedonasve. Nga ana e bullgarëve pritet me entuziazëm kjo shifër, por jo e maqedonasve” tha gazetari.
LEXO GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve