EUFOR po “vëzhgon nga afër” situatën e sigurisë në Bosnje

26 Prill 2023 | 15:21

Misioni ushtarak i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR tha se nuk ka parë asnjë rrezik për situatën e sigurisë në këtë shtet.

Një deklaratë e tillë erdhi pavarësisht tensioneve të shkaktuara nga lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, që vazhdimisht kërcënon se entiteti serb do të kërkojë pavarësinë dhe do t’i bashkohet Serbisë fqinje.

Dodik – që është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nën dyshimet për përpjekje për të destabilizuar shtetin dhe për korrupsion – vazhdimisht ka kërcënuar se do të kërkojë pavarësinë e Republikës Sërpska, nëse Qeveria qendrore e Bosnjës, që është pronare ligjore e aseteve të shtetit, nuk ia bartë pronësinë e aseteve shtetërore entitetit serb, shkruan REL.

Më 23 prill, Dodik u zotua se do të kërkojë bashkimin me Serbinë nëse kjo çështje nuk vendoset në favor të Republikës Sërpska dhe paralajmëroi se policia e këtij entiteti do të patrolluojë kufijtë me entitetin tjetër të Bosnjës, Federatës boshnjako-kroate.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026