OKB-ja zgjat mandatin e EUFOR-it në Bosnje

3 Nëntor 2022 | 07:09

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të misionit paqeruajtës dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë.

Rezoluta u miratua më 2 nëntor me vota unanime.

I njohur si EUFOR Althea, misioni përbëhet nga rreth 1.100 ushtarë nga 20 shtete që janë dislokuar në Bosnje që nga viti 2004, dhe mandati i këtij misioni është zgjatur çdo vit.

Këtë vit, këtij misioni i skadonte mandati më 3 nëntor.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, tha në raportimin e tij se EUFOR Althea vazhdon të luajë rol vital në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Bosnje dhe prezenca e tij është ende e nevojshme.

Ambasadorja franceze në OKB, Natalie Broadhurst, tha se prezenca e komunitetit ndërkombëtar në Bosnje është thelbësore për stabilitetin e shtetit dhe të rajonit.

Ajo shtoi se autoritetet në Bosnje duhet të tregojnë vullnet për dialog dhe përfshirje në zbatimin e reformave. Sipas saj, Franca mbështet integrimin evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

EUFOR-i është pjesërisht i ngarkuar me sigurimin e rendit civil dhe respektimin e Marrëveshjes së Dejtonit së bashku me përfaqësuesin e lartë, Christian Schmidt.

Më shumë se 100.000 njerëz vdiqën në Luftën e Bosnjes në vitet 1992-95, e cila përfundoi me nënshkrimin nga udhëheqësit serbë, kroatë dhe boshnjakë të një paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në Dejton, Ohajo.

EUFOR-i zëvendësoi trupat paqeruajtëse të NATO-s në Bosnje në vitin 2004.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026

Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë

Mund të tingëllojë e pabesueshme, dhe sigurisht disa vite më parë, me Greqinë në krizë dhe në prag të Grexit, askush nuk do ta kishte...
13:30 | 26/06/2026