Euro arrin minimum të ri historik, këmbehet me 96.35 lekë
Monedha Europiane ka arritur një minimum të ri historik përballë lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye këtë të enjte96.35 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Në fillim të këtij viti, përveç flukseve të njohura tashmë nga remitancat dhe turizmi, luhatja mund të jetë ndikuar edhe nga shitja e energjisë elektrike, e kryer nga Korporata Elektro-eEnergjetike Shqiptare.
Kursi i këmbimit Euro-Lek po e thekson rënien edhe në tremujorin e parë të vitit, një tendencë kjo e pazakontë në vitet e mëparshme. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë po vazhdon blerjet e valutës, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të monedhës vendase ndaj Euros. Në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i Euros do të kishte rënë në nivele më të ulëta.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.
Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52%.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 09:22 Mjete luksoze dhe llogari bankare, Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të fituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët
- 08:41 Vrasja në Roskovec, identifikohet viktima dhe autori. 35-vjeçari pas ngjarjes mori me vete edhe ish-bashkëshorten