Eurodeputetët kritika të drejtpërdrejta Orban: Hungaria, jo më një shtet demokratik

15 Shtator 2022 | 13:43

Hungaria nuk është më një demokraci plotësisht funksionale, ishte ky qëndrimi i deputetëve të  Parlamentit Evropian .

Ky shtet sipas tyre  duhet të konsiderohet një “regjim hibrid i autokracisë zgjedhore”.  Në këtë rezolutë simbolike 433 eurodeputetë votuan pro, 123 kundër dhe 28 abstenuan.

“Ka një konsensus në rritje midis ekspertëve se Hungaria nuk është më një demokraci,” thanë ligjvënësit.

Në rezolutën e tyre, eurodeputetët drejtojnë gishtin drejtpërsëdrejti te kryeministri Viktor Orbán, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2010, dhe dënojnë “përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike” të qeverisë së tij për të minuar vlerat thelbësore të BE-së.

Ligjvënësit ngrenë shqetësime për një listë të gjatë të të drejtave themelore që ata besojnë se janë nën kërcënim, duke përfshirë sistemin zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit,  lirinë e shprehjes, pluralizmin e medias,  të drejtat LGBTIQ , mbrojtjen e pakicave dhe azilkërkuesve.

Çdo vit, Hungaria merr mbi 6 miliardë euro fonde të BE-sëKomisioneri europian për buxhetin Johannes Hahn madje ka propozuar që Hungarisë t’i ndërpriten 70% e fondeve  nëse qeveria nuk arrin të implementojë  masa për të forcuar standardet demokratike  dhe të luftojë korrupsionin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026