Euronews Albania aty ku nisen emigrantët drejt Britanisë së Madhe| 5 zhvillimet

30 Gusht 2022 | 12:33
  • Euronews Albania në Calais të Francës, nga ku shqiptarët nisen drejt Britanisë

Korrespondenti i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi raportoi këtë të martë nga Calais në Francë, vendi ku mijëra emigrantë nisen drejt Britanisë së Madhe.

Ai u shpreh se nuk ka pasur emigrantë që kanë kaluar të martën, por pohoi se ka komunikuar me dy trafikantë shqiptarë, të cilët sigurisht nuk janë prononcuar para kamerës.

Lexoni për më tepër: Euronews Albania në Calais të Francës, nga ku shqiptarët nisen drejt Britanisë

Pamje nga vendngjarja në Vlorë
  • Babai mori fëmijën në krah dhe kërkoi ndihmë, detaje nga aksidenti në Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 6-vjeçari ka ndodhur të martën rreth orës 04:45 në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Një familje sapo ishte kthyer nga Turqia dhe shkak i humbjes së kontrollit të mjetit dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit.

Lexoni për më tepër: Babai mori fëmijën në krah dhe kërkoi ndihmë, detaje nga aksidenti në Vlorë

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi.
  • Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH-së

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi është liruar nga burgu të martën.

Vendimi është marrë nga GJKKO, që pranoi kërkesën e avokatit Dorian Matlia. Lirimi i Gëllçit u bë për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.

Lexoni për më tepër: Lirohet nga burgu ish-drejtori i RTSH-së

Seanca ndaj shtetasve te arrestuar prane uzines se Gramshit
  • Avokati i ‘spiunit’ ukrainas mbrohet me deklaratat e Ramës

Fedil Alpatov, ukrainasi i arrestuar së bashku me dy rusë për spiunazh ka kërkuar lirimin nga burgu.

Në ankimimin e tij, Aplatov ka deklaruar se kërkon të shkojë në shkollë, pasi rrezikon të humbasë vitin. Ai kërkon që të lihet në ‘detyrim paraqitje’ dhe jo në burg deri në përfundim të hetimeve.

Lexoni për më tepër: Avokati i ‘spiunit’ ukrainas mbrohet me deklaratat e Ramës

Besnik Pjetri autori i dyshuar
  • U fut në banesë e i qëlloi me armë, ish-dhëndri në Lezhë i kërcënonte vazhdimisht

Detaje të reja janë kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi një natë më parë në Lezhë, ku ish-dhëndri vrau vjehërrin dhe kunatin.

Familja Perjaku ishte kthyer ne Lezhë vetëm ditën e djeshme dhe më parë kishin shkuar për darkë tek një familjar i tyri.

Lexoni për më tepër: U fut në banesë e i qëlloi me armë, ish-dhëndri në Lezhë i kërcënonte vazhdimisht

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026