Bashkohu me ekipin e profesionistëve të medias të Euronews Albania, media më e madhe franchise, i parë në historinë e familjes së madhe të Euronews Group, media informative Nr. 1 në Evropë.
Euronews Albania njofton hapjen e pozicioni të punës “Korrespondent për rrethin e Beratit dhe për rrethin e Fierit”. Gazetarët e interesuar në këto dy qytetet janë të mirëpritur të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e-mail: [email protected]
Qëlimi i pozicionit
Përgjegjesitë kryesore të një korrespondenti nga qarku i Beratit dhe Fierit lidhen me gjetjen, përpunimin dhe prezantimin e ngjarjeve kryesore nga vendi që mbulon, duke pasur aftësi të shkëlqyera hulumtimi dhe thellimi për ngjarjet dhe aktivitetet me rëndësi për opinionin publik. Duhet të sigurojë pjesëmarrjen, filmimin dhe raportimin live apo të regjistruar të një eventi me interes për qytetaët dhe grupet e interesit. Krijon një profil me karakter dhe status të vecantë përfaqësues të televizionit Euronews Albania në vendin ku punon.
Detyrat kryesore* (më të rëndësishmet të renditura në fillim)
- Njohja dhe ndjekja në mënyrë të vazhdueshme të lajmeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare është thelbësore.
- Rol aktiv në sigurimin dhe hulumtimin e lajmeve përmes burimeve të besueshme, verifikimit, fact-checking, dhe raportimit me integritet dhe standard te lartë profesional.
- Siguron kontakt të vazhdueshëm me institucionet, grupet e interesit dhe qytetarët për t’i përfaqësuar sa më mirë ngjarjet me interes për publikun e gjerë në rajonin qe mbulon.
- Ndërveprim aktiv dhe reflektiv me audiencën për të siguruar qëndrueshmëri në raportimin dhe sigurimin e lajmeve më të rëndësishme.
- Garanton bashkepunim dhe kontribut të ndërtuar mbi parime profesionale dhe standarde konkurruese me drejtuesit e Lajmeve, Producentin Ekzekutiv dhe Redaktoret e Korrespondenteve të Euronews Albania dhe të emisioneve të tjera, përfshi dhe Kryeredaktorin e Rrjeteve sociale si dhe te website në shqip dhe anglisht.
- Realizon i vetem kronikat duke u siguruar per marrjen e imazheve cilesore permes perdorimit te pajisjeve mobile te vena ne dispozicion nga Euronews Albania, si dhe ndermerr te gjithe hapat e nevojshem per te pergatitur materialin final.
- Mban përgjegjësi profesionale dhe ligjore individuale, në rast se shkel parimet e verifikimit të lajmit në disa burime, përdor materiale të paautorizuara apo thyen kodin e etikës në komunikimin verbal apo në transmetimin televiziv.
- Merr pjesë dhe sugjeron tema dhe ide në të gjitha mbledhjet editoriale për ngjarjet nga rajoni perkates me Euronews Albania dhe drejtuesit përkatës të linjës.
- I permbahet afateve te kufizuara kohore per realizimin e punes.
- Vetepermbahet nga emocionet që vijnë nga presioni, pengesat, apo nga situatat provokative.
- Është i gatshëm t’i përgjigjet nevojave të programacionit të Euronews Albania dhe
- Euronews World në rast se i kërkohet nga Drejtori i Lajmeve ose Producenti Ekzekutiv.
Aftësitë e kërkuara:
-
- Diplomë Universitare në gazetari/ komunikim
- Të paktën 2 vjet përvojë në gazetari/ komunikim.
- Aftësi të forta organizimi, drejtimi, komunikimi dhe të punës në ekip.
- Aftësi të shkëlqyera menaxhimi, ndërpersonale dhe përgatitore apo aftësuese.
- Zotërim i shkëlqyer i shqipes dhe anglishtes.