Euronews Albania siguron pamjet e tentativës së arratisjes nga burgu të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit

3 Shtator 2021 | 13:27

Euronews Albania ka siguruar pamjet e tentativës së arratisjes nga burgu të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit më 8 gusht të këtij viti.

Arbër Çekaj shfaqet në videon e mësipërme duke zbritur me shpejtësi shkallët e godinës.

Ndërsa Pjetri shfaqet në videon e dytë, teksa hidhet nga një lartësi brenda ambienteve të burgut “313” në kryeqytet duke përdor një litar të improvizuar.

Por, këto momente ai përballet me 2 policë, të cilët ndodheshin në mjediset e administratës së burgut.

Të dy të burgosurit u ndihmuan nga Lulëzim Çepele, i cili preu venat e dorës për të tërhequr vëmendjen. Për këtë ngjarje janë marrë në hetim 8 gardianë të burgut.

Arbër Çekaj u arrestua në vitin 2018 si organizator i trafikimit me import bananesh të 613 kg kokainë nga Ekuadori. Ai u dënua me 14 vite burg. Dënimi iu la në fuqi edhe nga Apeli në qershor të këtij viti.

Nga ana tjetër, Fatmir Pjetri është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për pjesëmarrje në të ashtuquajturën “Banda e babagjyshërve”.

Kjo bandë është akuzuar për dhjetëra grabitje të dhunshme me armë në Shqipëri dhe jashtë vendit gjatë viteve 2013-2014.

Anëtarët u kapën dhe dënuan deri në vitin 2016, me përjashtim të Pjetrit. Ky u ndalua në Holandë dhe u ekstradua në vitin 2019. Çështja e tij ka qenë në Apel deri në qershorin e këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026