Euronews Perspective Show: Zgjerimi i ri i BE
Euronews Albania së bashku me Euronews-in qendror në Lion, Euronews Bullgaria, Euronews Serbia, Euronews Romania dhe Euronews Georgia, analizuan në një panel të përbashkët mundësitë e një zgjerimi të ri në BE, në kontekstin e ri gjeopolitik të luftës në Ukrainë.
Nën moderimin e Euronews Serbia, u diskutuan sfidat e zgjerimit, proceset integruese në Ballkanin Perëndimor dhe arsyet pse disa shtete janë më pranë afrimit me BE-në se disa të tjera.
Pjesë e emisioneve, Euronews Perspective Show, në bashkëpunimin mes 6 televizioneve të familjes Euronews, u diskutua gjithashtu afrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.
Janë mbushur 19 vjet prej kur pikërisht me datën 1 maj 2004 kishte ndodhur zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian në histori me anëtarësimin e përnjëhershëm të dhjetë shteteve të reja anëtare.
Dhe, për herë të parë bllokut iu bashkuan shumë shtete, të cilat për gjysmë shekulli ishin në anën tjetër të perdes së hekurt, si pjesë e bllokut lindor komunist të udhëhequr nga Bashkimi Sovjetik.
Në BE të njëjtën ditë hynë Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Lituania, Sllovenia, Letonia, Estonia, Qipro dhe Malta. Dy vjet e gjysmë më vonë, më 1 janar të vitit 2007 anëtare u bënë edhe Rumania dhe Bullgaria, që ishin pjesë e së njëjtës valë të zgjerimit, por në vitin 2004 ishte vlerësuar se ende nuk ishin të gatshme për t’u bërë anëtare.
Ndërkohë që ende nuk ka një plan të qartë se kur do të ndodhë zgjerimi i ri i BE-së.
Për t’u informuar më shumë në lidhje me sfidat dhe të ardhmen e BE-së ndqini emisionin.
Europa voton! Zgjedhjet në BE, beteja mes populistëve dhe vlerave Europiane
Euronews Prespective Show: Ukraina, 2 vite nga pushtimi në shkallë të gjerë
Euronews Prespective Show: Dezinformimi
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë