Europa ka nevojë për mjekë; Zvicra, Irlanda dhe Norvegjia të varura nga të huajt
Plakja e popullsisë dhe rritja e sëmundshmerisë ka bërë që Europa të gjendet përballë nevojave të shtuara për mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor.
Në këto kushte shumë vende përpiqen që të marrin nga vende të ndryshme mjekë të trajnuar.
Sipas të dhënave, mjekët dhe infermierët lëvizin nga Evropa Lindore dhe Jugore në Evropën Perëndimore dhe Veriore, ndërsa punonjësit në këto rajone të fundit lëvizin brenda të njëjtave zona.
Edhe Shqipëria është përballur ndër vite me fenomenin e largimit të mjekëve. Sipas të dhënave të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, 3,500 mjekë janë larguar kryesisht drejt Gjermanisë gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Për të frenuar këtë fenomen, tashmë ndryshimi i ligjit ka bërë që të diplomuarit për mjekësi në Shqipëri janë të detyruar të punojnë për tre vite brenda vendit përpara se të largohen.
Rumania, Spanja dhe Franca janë vendet që dërgojnë më shumë infermierë jashtë vendit, ndërsa Gjermania, Rumania dhe Italia eksportojnë më shumë mjekë.
Në të njëjtën kohë, Irlanda dhe Zvicra janë vendet më të varura nga mjekët dhe infermierët e trajnuar jashtë vendit. Në Zvicër, pjesa e mjekëve të trajnuar jashtë vendit u rrit nga rreth 25% midis viteve 2000 dhe 2010 në gati 40% një dekadë më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
- 16:25 Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 16:14 “Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë