3 vite punë ose paguaj tarifën/ Miratohet projektligji për studentët e mjekësisë
Ditën e enjte parlamenti miratoi me 74 vota pro projektligjin për tudentët e Mjekësisë në Universitetin Publik që i detyron ata të kryejnë punë të detyruar, jo më pak se 3 vite në Shqipëri ose të paguajnë tarifën e studimit.
Ligji shtrin efektet nga viti i ardhshëm akademik 2025-2026 deri në vitin akademik 2029-2030.
Në fillim ligji parashikonte 5 vite, por ai u ul në 3 vite për ata studentë pas diplomimit, më pas ata që janë në vit të dytë e deri në vitin e katërt, do të duhet të punojnë 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë një vit.
Të gjithë ata studentë që kundërshtojnë këtë ligj dhe nuk pranojnë të firmosin kontratën, duhet të paguajnë tarifën e plotë për vitet e studimit, shifër e cila do të përcaktohet brenda ditësh përpara se të nisë viti i ri akademik, 7 tetor 2024.
Ndërkohë pjesa tjetër, e cila do të qëndrojnë për punësim, diplomën do ta marrin pasi të mbarojnë vitet e punësimit.
Ndryshime ka pasur dhe sa i takon punësimit. Sipas rregullave të reja, ministria e Shëndetësisë duhet që brenda 3 muajve pas licencimit të punësojë mjekun sipas notës mesatare, pa zhvilluar procedura konkurrimi.
Studentit fillimit do ti shihet si mundësi për t’u punësuar në institucionet shëndetësore sipas nevojave për mjekë të shpallura nga ministria e shëndetësisë dhe përzgjedhja e vendeve të punës bëhet nga mjeku i licencuar, në bazë të renditjes sipas notës mesatare të përfundimit të studimeve.
Në rastet kur mjekut të ri nuk i ofrohet mundësi punësimi, ai ka të drejtë ta gjejë atë në institucionet shëndetësore jopublike në vend, duke njoftuar ministrinë përgjegjëse për shëndetësinë, por gjithëmonë duke pasur prioritetet punësimin brenda 9 mujave në institucionet shëndetësore publike.
Nëse studenti nuk punësohet për 9 muaj atëherë ai ka të drejtën e pagës 80% gjatë kësaj periudhe 9 mujore.
Studentët e kanë kundërshtuar ‘punën e detyruar’ që u është vendosur me ligj dhe në qershor 2024 e kanë bërë padi në Gjykatën e Strasburgu.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit