“3 vite punë të detyruar në Shqipëri”| Studentët e mjekësisë kundër ligjit të ri
Studentët e mjekësisë kundërshtojnë projektligjin e Ministrisë që i detyron të kryejnë 3 vite punë para se të marrin diplomën. Ata deklarojnë se nuk janë pyetur për ligjin e ri dhe paralajmërojnë protesta.
Studentët e mjekësisë kanë reaguar lidhur me ndryshimin e ligjit që i detyron ata të qëdrojnë në Shqipëri pas studimeve. Në një deklaratë për media ata shprehen të indijuar pasi të gjitha këto ndryshime janë bërë pa konsultimin e tyre.
“U informuam nëpërmjet mediave në lidhje me një projektligj të draftuar nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e ligjit nr. 60/2023. Shprehim keqardhjen dhe indinjatën në lidhje me faktin që pavarësisht përpjekjeve tona, u injoruam për të dytën herë radhazi në procesin e hartimit të projektligjit.
Duke pasur parasysh shkeljen e afatit të lënë prej Gjykatës Kushtetuese dhe mosplotësimin e boshllëkut ligjor në lidhje me kriteret për punësim, jemi duke u konsultuar me ekipin ligjor për të ndërmarrë gjithë hapat e nevojshme gjyqësore dhe kushtetuese. Çdo përpjekje për të na injoruar në vazhdim, do të marrë përgjigjjen tonë në çdo formë, ashtu si një vit më parë”, theksojnë studentët.
Ligji parashikonte 5 vite punësim të detyruar për studentët e mjekësisë të vitit të parë, që tashmë me rishikimin ulet në 3 vite, ndërsa për studentët e vitit të dytë deri në vitin e katërt detyrimi për të dhënë kontributin ulet nga 3 vite në 2 vite, ndërsa ata që ishin në vitin e pestë dhe të gjashtë të studimit parashikohej detyrimi 2 vit, kufizim i cili minimizohet në 1 vit. Në ndryshimet e tjera, të miratuara nga Kuvendi është planifikuar që mjeku i ri që i bllokohet diploma të marr një pagë pas tre muajve që Ministria e Shëndetësisë nuk i ka garantuar vendin e punës me prioritet aty ku është nevoja.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit