Europa Lindore i bashkohet nismës për të reduktuar varësinë nga gazi rus

30 Prill 2022 | 18:20

Vendet europiane janë në kërkim të alternativave për të siguruar pavarësinë nga gazi rus.

Deri në qershor pritet që të ndërtohet një tubacion gazi në kufirin midis Greqisë dhe Bullgarisë.

Këto janë përpjekjet më të fundit të Bashkimit Europian për të lehtësuar varësinë nga furnizimi me gaz rus. Tubacioni “Gas Interconnector Greece Bulgaria” synon të plotësojë rrjetin ekzistues evropian, i cili do u sigurojë dy vendeve dhe fqinjëve të tyre akses në lidhje të reja në rrjet.

Bëhet fjalë për një tubacion çeliku me presion të lartë për të transferuar gazin natyror nga sistemi i tubacionit të gazit natyror të Greqisë, në sistemin e tubacionit të gazit natyror të Bullgarisë.

Ndërkohë, krerët bullgarë dhe rumunë njoftuan gjithashtu plane për të punuar së bashku. Kryeministri bullgar thotë se ata mund të marrin gaz nga Rumania, ta dërgojnë në Turqi dhe anasjelltas.

Bullgaria po konsideron edhe Azerbajxhanin si një burim të mundshëm gazi.

Polonia dhe Republika Çeke do të rifillojnë bisedimet e tyre për ndërtimin e gazsjellësit Stork II. Diskutimet më parë u lanë në mes, por të dy vendet tani janë të hapura për bashkëpunim energjetik.

Ky vendim është marrë pasi Çekia varet 90 për qind nga gazi rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet

Autoritetet në Krimenë e aneksuar nga Rusia kanë shpallur një “situatë emergjente” në një përpjekje për të lehtësuar pasojat e sulmeve ajrore në rritje të...
08:45 | 27/06/2026

Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?

Në Serbi, gjermanët nganjëherë quhen Švabe, nga fjala gjermane Schëaben për banorët e rajonit historik të Shvabisë. Është një term disi i pasjellshëm, por jo...
08:32 | 27/06/2026

Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar

Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia Melonin duke bërë të gjitha gjërat që mund...
08:19 | 27/06/2026