Europa përfshihet nga protestat kundër racizmit, e djathta bën antimiting në Londër

13 Qershor 2020 | 17:29

Aktivistët e së djathtës janë përplasur sot me policinë e Londrës teksa dolën në antimiting kundër manifestuesve që protestojnë racizmin në polici.

Lëvizja “Black Lives Matter”, (Njerëzit me Ngjyrë Vlejnë Njësoj) ka disa javë që vazhdon në vende të ndryshme të botës, pas vdekjes së 46-vjeçarit George Floyd, në SHBA, gjatë një arrestimi nga policia.

Autoritetet e Londrës u bënë thirrje banorëve që të mos marrin pjesë në mitingjet e paralajmëruara, për shkak të distancimit social dhe pandemisë së COVID-19.

2020 06 07T183318Z 1 LWD00181V7TJB RTRWNEV E 7093 MINNEAPOLIS POLICE PROTESTS BELGIUM CLASHES

Një tjetër shqetësim ka qenë dhe dhuna për shkak të sulmeve që u janë bërë monumenteve publike, sidomos ndaj figurave që akuzohen si shtytës të imperializmit britanik në të shkuarën.

Por edhe pse protesta e “Black Lives Matter’ u anulua, të djathtë vazhduan të manifestojnë në Londër dhe u përplasën me policinë.

Në Londër janë hequr disa statuja të tregtarëve të skllevërve, por qeveria ka dënuar ashpër sulmet që janë bërë edhe ndaj statujave të Uinston Çërçillit, kryeministri i djathtë që udhëhoqi Britaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sulmet ndaj tij u dënuan nga kryeministri Boris Johnson e shumë figura të tjera.  

 “Statuja e Çërçillit te Sheshi i Parlamentit përkujton arritjen e tij për të shpëtuar vendin, si dhe të gjithë Europën, nga një tirani fashiste dhe raciste”, tha Johnson në rrjete shoqërore.

2020 06 09T161404Z 1 LWD0018258ZT3 RTRWNEV E 2165 MINNEAPOLIS POLICE BELGIUM STATUE

Protestat kundër racizmit kanë vazhduar në Francë e Belgjikë, gjithashtu. Janë dëmtuar edhe statujat e mbretit belg Leopold II, i cili mbahet mend për gjenocidin e tmerrshëm ndaj afrikanëve në Kongo, të cilët përdoreshin si skllevër për të mbledhur kauçuk dhe u priteshin duart nëse nuk arrinin normën.

Leopold II njihet edhe si “Kasapi i Kongos’”? Për 23 vite që ka sunduar edhe në Kongo, ai ka urdhëruar masakrimin e rreth 10 milionë afrikanëve. Dënimet përfshinin prerje duarsh, prerje gjenitalesh, rrahje me kamxhik për vdekje, vdekje nga uria, punë e detyruar, mbajtja peng e fëmijëve dhe  djegia e fshatrave të tërë.

Policia ëshë akuzuar në Francë se ka përdorur dhunë, ndërkohë që situata e protestave kundër racizmit ka përfshirë edhe Tunizinë. Disa deputetë të parlamentit tunizian i kanë kërkuar Francës që të kërkojë zyrtarisht falje për krimet gjatë kohës së kolonizimit. Megjithatë, kërkesa e tyre u rrëzua nga shumica e deputetëve, të cilët druheshin se një mocion i tillë do të shkaktonte katastrofa financiare, për shkak të këmbimeve të larta tregtare që vendi ka me Francën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026