Eurostat: 879 mln udhëtime janë kryer nga qytetarët e BE-së vitin e kaluar

22 Dhjetor 2022 | 09:38

Një total prej 879 milionë udhëtimesh për qëllime turistike janë kryer nga banorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vitin 2021, me të paktën një natë qëndrimi, sipas raportit të fundit të siguruar nga Zyra Evropiane për Statistikat, ka zbuluar Eurostat.

Shifrat e përmendura më sipër tregojnë se viti i kaluar ka shënuar një rritje prej 23 për qind të numrit të udhëtimeve turistike, krahasuar me shifrat e vitit 2020, gjatë të cilit janë realizuar 713 milionë udhëtime, raporton SchengenVisaInfo.com. 

Për më tepër, vitin e kaluar, një përmirësim të dukshëm shënoi edhe numri i udhëtimeve të kryera për qëllime personale, duke u rikuperuar në total me 80 për qind të nivelit të vitit 2019, ose më konkretisht, 811 milionë udhëtime krahasuar me 1.0 miliardë udhëtime të regjistruara në vitin 2019.

Por numri i udhëtimeve për qëllime profesionale nuk bëri një rikuperim të konsiderueshëm, duke qëndruar në 55 për qind të niveleve para pandemisë.

Pas heqjes së ndalimeve të udhëtimit dhe kufizimeve të tjera nga autoritetet në vendet e BE-së, sektori i turizmit ka shënuar përmirësim të dukshëm, veçanërisht gjatë pikut të sezonit veror të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, reagon Ambasada Gjermane në Tiranë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026