Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

29 Dhjetor 2025 | 17:19

Mbipopullimi i banesave mbetet një nga problemet sociale më serioze në Shqipëri. Raporti i funditi i Eurostat ka nxjerr në pah se 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara, duke e renditur vendin tonë të dytin në Europë, pas Malit të Zi për vështirësitë e mëdha në kushtet e banimit dhe në nivelin e jetesës.

Sipas përkufizimit zyrtar, një banesë konsiderohet e mbipopulluar kur nuk plotëson numrin minimal të dhomave të nevojshme për përbërjen familjare. Ky minimum përfshin: një dhomë për familjen, një dhomë për çdo çift, një dhomë për çdo person të vetëm mbi 18 vjeç apo një dhomë për çdo dy fëmijë të së njëjtës gjini nga 12 deri në 17 vjeç.

Fenomeni i mbipopullimit të banesave nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri. Në nivel evropian, të dhënat tregojnë se në vitin 2024 rreth 16.9% e popullsisë së Bashkimit Europian jetonte në banesa të mbipopulluara.

Raporti citon se situata mbetet shqetësuese në disa vende të BE-së. Më shumë se 30% e popullsisë në pesë shtete anëtare jeton në kushte mbipopullimi.

Ekspertët paralajmërojnë se mbipopullimi i banesave ka pasoja të drejtpërdrejta në shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin social të individëve, veçanërisht të fëmijëve, duke e bërë këtë një problem serioz social dhe ekonomik që kërkon vëmendje të shtuar institucionale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026

U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin dy ditë më parë të Adi Çobës, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër...
17:39 | 03/07/2026