Eurostat: Pronat dhe qiratë në Europë u rritën me 0.8%

10 Janar 2024 | 17:13

Çmimi i apartamenteve në Europë bie me -1% krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa qiratë shtrenjtohen me 3%.

Të dhënat dëshmohen nga Eurostat, ku për tre mujorin e tretë të vitit të kaluar, çmimet e shitjeve dhe qirave janë rritur me 0.8% mesatarisht.

Çmimet e shtëpive dhe qiratë filluan të rriteshin në 2010 bashkërisht deri në çerekun e parë të 2011, ku teksa çmimi për metër katror nisi të zbriste, qiratë vijuan duke u rritur në mënyrë konstante.

E teksa vlera e qirave në 27 vende të Bashkimit Europian vijoi një ecuri të qëndrueshme rritjeje, çmimi i apartamenteve në 2017 u rrit drastikisht. Që nga viti 2010 e deri më sot, çmimet e shtëpive u rritën me 48%, ndërsa qiratë me 22%.

Në këtë periudhë, vende si Estonia, Hungaria dhe Lituania reflektuan një trefishim të çmimeve për metër katror.

Ndërkohë, Italia, Greqia dhe Qipro ishin të vetmet shtete të BE-së ku çmimet e apartamenteve u ulën.

Sa i takon Shqipërisë, çmimet e pronave të patundshme janë rritur më mënyrë dramatike duke filluar nga viti 2018. Para kësaj, çmimet kanë qenë në përgjithësi stabël, duke filluar nga viti 2013, kur Indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë filloi t’i analizojë. Nga viti 2013 e deri më sot, të dhënat tregojnë se çmimi i 1 metri katror në Tiranë e bregdet është dyfishuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026