Eurovizion ndryshon rregullat, bordi drejtues pezullon juritë e shteteve
”Eurovision Song Contest” ka ndryshuar rregullat e vlerësimit për këngët, artistët dhe shtetet pjesëmarrëse në këtë edicion të tij . Pas konfirmimit se vitin e shkuar 6 juri të 6 shteteve kanë bërë pazare me votat bordi drejtues i festivalit europian ka vendosur ta pezullojë vendimmarrjen e jurisë dhe fituesi të zgjidhet vetëm nga televotimi i publikut.
European Broadcasting Union bëri me dije se shtetet që kanë marrë pjesë në pazare votash të jurisë në edicionin e shkuar janë Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino. Pas zbulimit të këtyre manipulimeve rezultatet e votimit të jurisë nga këto vende u zbritën nga rezultati final dhe u barazuan me rezultate të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi.
Në edicionin e shkuar të Eurovision Song Contest triumfoi Kalush Orkestra nga Ukraina, e megjithatë për shkak të situatës në Ukrainë edicioni i 67 i festivalit më të madh europian të këngës do të mbahet në Liverpool m datat 9, 11 dhe 13 maj 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
- Një tjetër vend tërhiqet nga Eurovizioni
- Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk do të marrin pjesë në Eurovizion 2023
E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet
Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri