Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk do të marrin pjesë në Eurovizion 2023

15 Tetor 2022 | 18:47

Transmetuesit publikë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut kanë vendosur që këto vende të mos marrin pjesë në Eurovision Song Contest 2023, i cili do të mbahet në qytetin anglez Liverpool.

“Pas shqyrtimit të resurseve në dispozicion, kostove të të gjithë projektit dhe detyrimeve që Shërbimi Publik pret në periudhën e ardhshme, është marrë vendimi që Mali i Zi të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm. Vendimi është marrë sepse vlerësuam se burimet ekzistuese duhet të drejtohen drejt financimit të projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara dhe reformave organizative e programore”, shkruan Shërbimi Publik i Malit të Zi.

Një shpjegim të ngjashëm dha edhe transmetuesi shtetëror i Maqedonisë së Veriut, MRT, i cili njoftoi se vendi nuk do të marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm në qytetin anglez Liverpool për të kursyer në faturat e energjisë elektrike, shkruan Euronews Serbia.

“Vendimi është në interesin më të mirë të publikut, duke pasur parasysh kostot e shtuara për shkak të krizës energjetike, të cilat zënë një pjesë të madhe të buxhetit për shërbimet publike”, thuhet në mesazhin e transmetuesit të publikuar në faqen e tij.

Thuhet se kursimet do të vijnë pasi nuk do të paguhet asnjë tarifë regjistrimi, e cila pritet të jetë më e lartë se 39.143 euro e ngarkuar vitin e kaluar.

Është hera e parë që Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në garën e Eurovizionit që nga pavarësia nga ish-Jugosllavia në vitin 1991, raportoi AP.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëzohet vinçi në një kantier ndërtimi në Prishtinë, humb jetën i riu. Plagoset një tjetër (VIDEO)

Një person në të 20-at ka humbur jetën pas rënies së vinçit në një kantier ndërtimi në Prishtinë. Një tjetër person ka pësuar lëndime dhe...
18:21 | 28/07/2026

Dyshime për varrezë masive me trupa shqiptarësh në Zubin Potok, nisin gërmimet

Pak orë pas arrestimit të dy serbëve, njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe ekipe të Insitutit të Mjekësisë Ligjore kanë zbarkuar në komunën e...
16:00 | 28/07/2026

Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës për frikësim të dëshmitarëve kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku. Lushtaku, figurë e Partisë...
13:33 | 28/07/2026