Eurozona në ‘pikiatë’, 19 vendet anëtare në recesion
Komisioni Evropian tkurri parashikimet për rritjen ekonomike të vitit të ardhshëm, duke deklaruar se 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët do të hyjnë në recesion gjatë dimrit, pasi inflacioni i lartë do të zgjasë më shumë nga sa pritej dhe kostot e karburanteve dhe ngrohjes do të mbeten të larta.
“Rreziku për rënie të mëtejshme ekonomike për shkak të luftës së Rusisë është ende real. Kërcënimi më i madh vjen nga zhvillimet në tregun e gazit dhe rreziku i tkurrjes së rezervave, jo këtë dimër por atë pasardhës”, tha Paolo Gentiloni, komisioner i BE për Ekonominë.
Vendi me performancën më të dobët pritet të jetë Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës dhe një nga më të varurat nga gazi natyror rus përpara luftës në Ukrainë.
Kjo, pasi çmimet e gazit dhe elektricitetit janë rritur teksa Rusia ka reduktuar furnizimet drejt Evropës.
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit