Evakuohet gjithë popullsia civile e qarkut kufitar rus, Ukraina e vazhdon ofensivën

13 Gusht 2024 | 16:00

Pothuajse e gjithë popullsia civile e qarkut të Krasnoiaruzhit në rajonin Belgorod të Rusisë është evakuuar, njoftoi të martën guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov.

Evakuimi po ndodh për shkak se forcat ukrainase janë duke çarë përpara në rajonin fqinj të Kurskit. Kievi thotë se qëllimi i tij nuk është të fitojë tokë në Rusi.

“Më shumë se 11.000 njerëz kanë ikur. Në këtë kohë, rreth 1.000 njerëz janë në strehim të përkohshëm”, tha Glakov në Telegram.

Ky qark e kishte një popullsi prej 14.000 banorësh para luftës.

Guvernatori njoftoi të hënën për evakuimin e qarkut dhe e mbylli qasjen në këtë zonë. Kryetari i qarkut, Andrei Miskoy, tha se 500 njerëzit që kanë mbetur në këtë vend janë kryesisht zyrtarë, punonjës të emergjencës dhe specialistë të rëndësishëm.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026