Evropa armatos me tanke Ukrainën, ushtria bëhet gati për ofensivë

28 Mars 2023 | 15:55

Tanket e para britanike dhe gjermane kanë mbërritur në Ukrainë. Pas një kërkese të gjatë nga Kievi, tanket Challenger dhe Leopard janë gati për ofensivën pranverore.

Furnizimi ose jo i Ukrainës me tanke ishte subjekt i një debati të gjatë, ku disa vende frikësohen se do të përshkallëzoI konfliktin me Rusinë.

Në një postim në Facebook, ministri ukrainas i Mbrojtjes njoftoi se tanket i janë shtuar njësive ukrainase duke i cilësuar vepra të artit ushtarak. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania. Lajmi u konfirmua nga kancelari Olaf Scholz gjatë një konference për media me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Roterdam.

Ushtria gjermane ka trajnuar ekipet për të përdorur variantin e avancuar A6 të Leopard. Ato janë projektuar posaçërisht për t’u përballur me tankun rus T-90. Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi se ekuipazhet ukrainase të tankeve që stërviteshin në Britani, ishin kthyer.

Moska nga ana tjetër, është zotuar të asgjësojë të gjithë tanket e prodhimit perëndimor të dërguar në Ukrainë, me një kompani ruse që ofron një shpërblim prej 72,000 dollarë për ushtarët e parë që shkatërrojnë një të tillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026