Evropa përjeton ‘ferrin’, viktima nga zjarret dhe i nxehti në Spanjë dhe Francë
Dy persona u gjetën të vdekur në rajonin e Katalonjës, në Spanjë, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën në përpjekje për të shuar një zjarr, të rënë si pasojë e temperaturave të larta.
Autoritetet lokale njoftuan se trupat e pajetë u gjetën pasi zjarrfikësit arritën të neutralizonin zjarrin e rënë në zonën Torrefeta, në afërsi të qytetit Kosko.
Ndërkohë, dy vdekje të tjera si pasojë e temperaturave përvëluese u regjistruan në Francë, ku rreth 300 personave të tjerë u erdhën në ndihmë zjarrfikësit.
Kontinenti evropian po përjeton temperatura ekstreme, një dukuri që sipas OKB-së po bëhet më e shpeshtë për shkak të ndryshimeve të klimës të shkaktuara nga dora e njeriut.
Për Spanjën dhe Francën, muaji i kaluar shënoi qershorin më të nxehtë që nga nisja e regjistrimit të të dhënave. Shërbimi meteorologjik iberik, AEMET, njoftoi se niveli i temperaturave kishte “shfarosur” rekordet e mëparshme, të verifikuara në korrik dhe gusht.
Ndërsa në Francë, zyrtarët vendas deklaruan se dy vdekjet e regjistruara ishin pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga i nxehti ekstrem.
Lajmi nga Parisi vjen teksa Franca regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë në histori, që nga nisja e regjistrimit të temperaturave në vitin 1900. Qershori i 2025-s vjen menjëherë pas atij të 2023-shit, kur vendi përjetoi “ferrin”.
Aktualisht, 4 rajone të Francës mbeten me alarmin e kuq, që është dhe më i larti. Ato janë Aube’, Sher, Luaret dhe Jone’.
Ndërkohë, në Itali, dy punëtorë ndërtimi në provincën e Viçencës, u dërguan në spital pasi humbën ndjenjat teksa punonin. Njëri prej tyre, sipas mediave italiane, është në gjendje kome.
LEXONI GJITHASHTU:
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar